Sport Ndërkombëtar

Bundesliga 2 – labirint në vete

Bundesliga 2

Kanë kaluar 12 gjiro, por Bundesliga 2 duket si një labirith në vete.

Nga vendi i parë, e deri te vendi i 12-të, diferenca e pikëve është vetëm 10 pikë, shkruan Shqip.com.

Lider në këtë raund të garave është FC St. Pauli, që pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ka 26 pikë, ka arkëtuar tetë fitore, ka dy barazime dhe humbje.

Në këtë skuadër luan edhe mbrojtësi i krahut të majtë të Përfaqësues së Kosovës, Leart Paqarada, cili po kalon në formë fenomenale këtë sezonë.

2. Bundesliga: FC St. Pauli gegen Holstein Kiel – Highlights im Video -  Video - WELT
FC St. Pauli

Ai ka zhvilluar 12 paraqitje deri më tani, teksa ka kontribuar me një gol dhe tre asistime.

Me vetëm një pikë më pak, në vendin e dytë gjendet, Jahn Regensburg që ka shtatë fitore, katër barazime, dhe dy humbjet.

Nëse gjërat qëndrojnë kështu deri në fund të kampionatit, atëherë këto dy skuadra do ngriten direkt në Bundesliga – sezonën tjetër.

SSV Jahn Regensburg freut sich auf die Heimpremiere | BR24
Jahn Regensburg

Kurse, në vendin e tretë është Paderborni me 24 pikë, një vend më poshtë është Damstadt me një pikë më pak, kurse Shchalke e mbyll top pesëshen.

Vendi tretë është një “biletë” e fundit për Bundesliga – por, pastaj duhet që të mposhtin skuadrën e cila gjendet në vendin e 16-të në futbollin elitar në Gjermani.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur pa u zhvilluar edhe 21 ndeshje./Shqip.com

Tabela në Bundesliga 2