Lajme

Bulliqi për LDK-në: Kanë bërë propagandë, kanë publikuar foto kinse jam me një grua

Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për propagandë duke thënë se kanë shpërndarë një fotografi kinse ai është me një femër, përcjell Shqip.com.

Sipas Bulliqit, LDK ka manipuluar me vota në zgjedhjet lokale, teksa thotë se kanë tentuar që me çdo kusht ta ulin integritetin e tij.

Shpejtim Bulliqi

“Kjo është niveli që kanë arrit me ra, shikoni me çka janë marrë, kanë tentuar të ulin me çdo kusht integritetin tim, fotografi kinse janë të mijat, këtë e bëjnë LDK, kinse ky është kryetari i komunës me femra, pa qenë unë fare pjesë e fotografisë. Fotografi të improvizuara”, deklaroi ai në Kanal 10.

Po ashtu, Bulliqi ka akuzuar LDK-në se në këto zgjedhje, ka blerë vota duke thënë se një numër i bizneseve kanë “derdhur para të pista”.

“E kemi një numër të bizneseve, jo të gjitha të cilat kanë derdhë para të pista, të cilat para të pista i kanë fut, dhe i kanë lëshuar në përdorim për me prish procesib zgjedhorë. Ne kemi shumë shembuj të cilët kanë dhanë mjetë të pista. Kjo formë e propagandës për të prekur drejtpërdrejt në integritetin personal janë shumë të ulëta. Unë flas për LDK-në, për propagandën që ka dalë nga kuzhinat e LDK-së në Podujevë, dhe prej njerëzve të cilit kanë punuar për zotin Hyseni”, u shpreh ai.

Ndryshe, pas zgjedhjeve lokale që janë mbajtur në Kosovë më 17 tetor, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Pdujevë do të ketë balotazh.

Gara do të jetë mes kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, i cili ka marrë 16 mijë e 451 vota, dhe kandidatit të LVV-së, Shpejtim Bulliqi i cili ka marrë 16 mijë e 338 vota./SHQIP.com