Lajme

Bulliqi pas zgjedhjeve: U munduan të na marrin fitoren me forma të fëlliqta

Shpejtim Bulliqi në konferencë pas zgjedhjeve

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, se është “munduar ta marr këtë komunë në formë të fëlliqur”, njofton Shqip.com.

Kështu është shprehur ai në një konferencë për media, pas fillimit të numërimit të rezultateve të para.

Ai tha se janë të bindur se kanë fituar, duke shtuar se qytetarët ia kanë dhënë besimin edhe për një mandat të dytë në krye të kësaj komune.

“Përkundër faktit që u munduan me çdo formë të fëlliqët ta marrin fitoren e qytetarëve, por qytetarët e treguan vetën dhe na dhanë prapë fitoren”, është shprehur Bulliqi.

“Për këto 10 muaj kemi punuar për ta dhe për katër vjetarin e ardhshëm do të jem në krye të detyrës për të gjithë qytetarët llapjanë”, ka thënë ai. /Shqip.com