Lajme

Bulliqi njofton për tri projekte me vlerë afro 700 mijë euro

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar për nënshkrimin e tri memorandumeve të bashkëpunimit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’i financuar tri projekte në vlerë prej 690 mijë e 500 eurosh në atë komunë.

Bulliqi shkroi në Facebook se me Durmishin nënshkruan financimin e “tri projekteve të mëdha infrastrukturore”.

“Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €”.

Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 dhe ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €”, shkroi Bulliqi.

/Shqip.com