Lajme Ballkan

Bullgaria miraton propozimin e presidencës franceze, i hap rrugë integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE raporton A2neës.

Për këtë rezolutë 170 deputet kanë votuar pro, 37 ishin kundër dhe 21 abstenuan, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë./Shqip.com