Bukuroshja shqiptare e harron futbollistin nga Gjakova, nis një romancë të re
Publikuar:
(20.11.2022 18:01:49)

Bukuroshja shqiptare, Oriola Marashi, është një nga emrat më të suksesshëm në botën e modelingut.
Ajo është kthyer në imazhin e markave më prestigjioze.
Jeta private e modeles ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave.
Ndarja e saj nga futbollisti gjakovar, Eros Grezda ka bërë bujë ntë madhe në media.


Modelja duket se e ka harruar këtë histori për t’i lënë vend një romance të re.
Një postim i Oriolës ka shtuar më shumë dyshimet. Ajo ka marrë një buqetë me trëndafila të kuq dhe sigurisht nga ajo që shikojmë diçka po ndodh në jetën e saj.

/Shqip.com