Sport Ndërkombëtar

Bukuroshja italiane e do këtë futbollist të Napolit në shtrat

Modelja Paola Saulino ka tërhequr shumë vëmendje ditët e fundit për shkak të Napolit dhe premtimit që ka bërë nëse kjo skuadër fiton Champions League, do të zhvishet lakuriq dhe do të shëtis me një autobus nëpër qytet.

Paola është një fanse e Napolit së fundki e ka shprehur hapur dëshirën për mardhënie seksuale me yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

“Më pëlqen Kvara. A do ta doja për vete dhe do të dilja me të? Sigurisht, dhe këtë do të bëj”, tha italianja, shkruan “calciomercato”, përcjell Shqip.com.

Gjeorgjiani është në një lidhje me 21-vjeçaren Nicha Tavadze, e cila është studente e mjekësisë dhe ka qëndruar në Tbilisi, edhe pse herë pas here mund ta shohim në stadium duke e mbështetur të fejuarin e saj.

Dhe kur bëhet fjalë për Paolën, ajo së fundmi ka ndjekur drejtpërdrejt një ndeshje mes Torinos dhe Napolit, për të pranuar më pas në Instagram se një lojtar i skuadrës së napolitana I ka shkruar.

“Më ka dërguar mesazhe lojtari i Napolit. E njoh mirë që kur luajti për Romën. Nuk dua të hyj në detaje, por asgjë nuk ndodhi”, pohoi Paola.

/Shqip.com