Art Jetese

Bukuria e Shqipërisë merr vëmendjen e babait të Bella e Gigi Hadid

Babai i dy modelve të famshme, Bella dhe Gigi Hadidit, Mohamed Hadid si duket e ka mahnitur Shqipëria.

Madje, njërit prej vendeve më të frekuentuara të Shqipërisë e që është “Mrizi i Zanave”, Hadid ia ka bërë vendin edhe në profilin e tij në Instagram.

Në një postim ku shihet objekti në fjalë, Hadid krah tij ka shkruar “Vetëm një dritare e thjeshtë e mrekullueshme për shpirtin. Vendi krah Shqipërisë”, shkroi Hadid. 

Kujtojmë se Mohamed Hadid është edhe ish-vjehrri i këngëtares shqiptare, Dua Lipës për shkak se kjo e funda ishte në një lidhje dashurie me djalin e tij, Anwarin.

/Shqip.com