Kulturë

Bujar Qamili rrëfen për sakrificat, karrierën në muzikë, marrëdhëniet e tij me pjesëtarët e familjes

Këngëtari i njohur, Bujar Qamili
Këngëtari i njohur, Bujar Qamili

Këngëtari i njohur, Bujar Qamili, ishte i ftuar në “Fitstation” në News24 ku rrëfeu karrierën në muzikë, por edhe marrëdhëniet e tij me pjesëtarët e familjes.

Ai tregoi se bashkëshortja ka qenë njeriu që ka sakrifikuar më shumë për shkak të profesionit të tij.

“Të them diçka që është e drejtë, njeriu që më ruan më shumë dhe më bezdis më shumë është gruaja, kur them më bezdis kam parasysh që ajo nuk do që një mizë me kalu për mos me u trazu unë. Një pjesë e madhe e jetës time artistike ka pasur lidhje me familjen, veçanërisht me gruan. Tani interesi i saj ndaj meje tani është më i madh. Gruaja është ajo që ka vuajtur më shumë karrierën time. Unë kam 18 vite që se bëj Vitin e Ri në shtëpi. Nuk është problemi te lekët por unë ndjehem mirë kur jam në punë”, tha mes tjerash artisti Bujar Qamili.

/Shqip.com