Lajme Ballkan

Bujar Osmani tregon vijat e kuqe të BDI-së

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se BDI-ja nuk bën marrëveshje me asnjë parti politike e cila nuk i mbështet ndryshimet Kushtetuese.

Ai thotë se këto janë vijat e kuqe të BDI-së.

Në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, Osmani thotë se njihen si “Gardianët e Marrëveshjes”.

Ai i përmend tri marrëveshjet, të cilat, sipas tij, janë shtyllat e Maqedonisë veriatlantike.

Dhe, pa cilëndo prej tyre, Osmani potencon se nuk mund të mbahet stabiliteti.

Ministri Osmani thekson se kushdo që i prek ato marrëveshje nuk ka partneritet me BDI.

“BDI nuk bën partneritet me parti politike e cila do që t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese, dhe këto janë vijat e kuqe të BDI-së. Ne njihemi në komunitetin ndërkombëtar na quajnë ‘Gardianët e Marrëveshjes’. Tre marrëveshje janë shtyllat e Maqedonisë Veriatlantike, Marrëveshja e Prespës, e Ohrit dhe me Bullgarinë. Pa cilindo prej tyre nuk mund të mbahet stabiliteti. Dhe ne njihemi si gardianët të këtyre marrëveshjeve. Kushdo që i prek këto tre marrëveshje nuk ka partneritet me BDI-në”, u shpreh ai.

/Shqip.com