Lajme

Bujar Osmani: Fronti Europian nuk është vetëm koalicion partiak por revolucion historik

Në tubimin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, për zyrtarizimin e marrëveshjes mes ASH-së dhe BDI-së, foli edhe kandidati për president Bujar Omsnai.

Ai theksoi se ky moment historik i Frontit Evropian është një revolucion i të gjitha komuniteteve të bashkuara, ku me forcën e të gjithëve do të realizohet qëllimi më i madh i këtij koalicioni që është rruga e integrimin në BE.

“Të dashur gostivaras, bashkombas dhe bashkëqytetar, të nderuar liderë të Frontit Evropian, vllezër dhe motra të mijat, qëndrok sot para jush i vetëdishëm për peshën e këtij momenti. Sot jemi dëshmitar se si historia po shkruhet para syve tanë, dhe lidhjen e Frontit Evropian si një kapitull i ri i përpjekjeve tona për t’u bërë pjesë e familjes Europiane.

Jemi bashkuar jo vetëm nga qëllimet e përbashkëta, por edhe për të mirën e ardhmërisë tonë, kjo sallë e mbushur plotë është deklarata më e fuqishme se kur bëhemi bashkë nuk ka qëllim që nuk mund ta arrijmë. Sot festojmë ditëlindjen e frontit Europian, e ky front nuk është vetëm koalicion i partive politike por beslidhje e njerëzve me vullnet të mirë, për një të ardhme më të ndritëshme, ku zëri i të gjithëve do të dëgjohet.

Pas 23 viteve Marrëveshja e Ohrit që institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë sot po shëndrrohet në lëvizje multietnike, për të ndërtuar një të ardhme me frymën e barazisë. Komunitetet tjera na kanë përzgjedhur neve shqiptarëve për t’i udhëhequr në rrugëtimin drejt BE-së, ata besojnë tek ne dhe tek guximi jonë, që të jemi gardianë të të gjitha komuniteteve. Ky nuk është ndryshim i madh dhe revolucion politik, dhe është mesazhi më i mirë se bashkë jemi më të fortë dhe se diversiteti është forca jonë.

Është jetike të mos harrojmë udhëtimin që na solli deri këtu, ku populli ynë dhe popujt e tjerë janë përballur me sfida dhe sprova, të cilat na kanë nxjerrë më të bashkuar për visionin e një të ardhmëje më të sigurt”, tha Osmani.

/Shqip.com