Bughatti prezanton ndërtesën luksoze që do ndërtohet në Dubai (Foto)
Prodhuesi i makinave super të shpejta Bugatti, ka prezantuar dizajnin e një kompleksi të ri luksoz që do të ndërtohet në Dubai.
Ndërkohë, forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.
Rezidenca e re e Bugatti-t do të ketë 200 pallate dhe apartamente, së bashku me pajisje luksoze, si një plazh i stilit të Rivierës franceze, një banjë me xhakuzi dhe një klub privat.
Duke parë dizajnin e pamjes së jashtme, shumë persona e kanë identifikuar me një lodër popullore për fëmijë – “Slinky”.
“Riimagjinimi i ‘Artit të të jetuarit’ në zemër të Dubait: Rezidencat e para BUGATTI të vendosura në zonën kryesore të Business Bay, janë rezultat i bashkëpunimit midis BUGATTI dhe zhvilluesit të pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, Binghatti”, shkroi në Tuitter, kompania.
Ndërtesa do të ketë dy ashensorë që do shërbejnë për bartjen e makinave dhe që të njëjtat do të vendosen në të njëjtin vend ku do jetë edhe banesa dhe ata që jetojnë në ndërtesë do të kenë gjithashtu qasje në shërbimet e porositura si shofer dhe portier.
Kjo ndërtesë me formë të pazakontë do të përbëhet nga 171 pallate Riviera dhe 11 Penthouses Sky Mansion.
Çdo banesë do të jetë e dizajnuar në mënyrë unike me planimetri të personalizuara, kështu që asnjë nga ato nuk do të duket njësoj.
/Shqip.com