Sport Ndërkombëtar

Bugatti merr vendim të papritur për legjendarin Mayweather

Ish boksieri amerikan, 44-vjeçari Floyd Mayweather është futur në “listën e zezë” të prodhuesit të njohur të automobilave, Bugatti.

Ish-ylli amerikan e ka bërë një veprim që nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë, e cila ia ka ndaluar përjetësisht blerjen e makinave të saj.

Mayweather ka pasur tretman të veçantë nga Bugatti dhe ishte si blerës VIP, por gjithçka ka ndryshuar. Kjo për faktin se te Bugatti kanë kuptuar se ai e ka shitur një veturë me çmim shumë më të shtrenjtë se sa që e kishte blerë, prandaj në të ardhmen, ai nuk do të mund të blejë makina të prodhuara nga Bugatti.