Bugajski, Blinkenit: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin

Anëtari i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Bugajski ka përmendur trazirat e janarit në vitin 2020 pas zgjedhjeve në SHBA, duke shtuar se ‘mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin’.
Njohësi i Ballkanit shtoi se është koha që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet demokratike.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.
Appeasement of pro-Moscow leaders in Belgrade, support for Serbian separatism in Kosova, fueling of Bosnia’s ethnic divisions, and backing for amateur politicians in Montenegro will lead to violent conflicts. Biden’s Balkan policy is failing and needs major overhaul. https://t.co/QSOJisOT7L
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) May 27, 2023
/Shqip.com