Sport Ndërkombëtar

Buffon veçon dy portierë që u shfaqën bindshëm sivjet

Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon, në një intervistë për “Sky Sport”, ka folur edhe për performancën e portierëve të Interit dhe Milanit, Andre Onana dhe Mike Maignan.

“Maignan nuk është befasi, ai e ka treguar që në sezonin e kaluar se çfarë është në gjendje të bëjë. Onana u fut bindshëm si titullar duke treguar personalitet dhe shpatulla të gjëra për të konkurruar një portier si Handanovic”, ka theksuar Buffon.

“Unë mendoj pa problem fare se ata të dy janë në renditjen e pesë portierëve më të mirë në botë”, është shprehur portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë.

/Shqip.com