Sport Ndërkombëtar

Buffon tregon gabimin më të madh në karrierë

Portieri italian, Gianluigi Buffon, ka thënë se vendimi i tij për t’u larguar nga PSG në vitin 2019 ishte më i keqi që mund të kishte marrë.

“Përvoja ime në Paris ishte më e mira e jetës sime. Mund të them me besim se largimi im ishte gabimi më i madh i karrierës sime. Më thanë: ‘Gigi, ne jemi shumë të lumtur, por ti nuk do të fillosh në Champions League. Areola do të luajë’. Ndjeva se kjo nuk ishte e drejtë. Ishte çështje respekti. Si mund të thuash që nga marsi që nuk do të luani sezonin e ardhshëm”, kujton 45 vjeçari Buffon.

Në lidhje me Verrattin, Buffon foli me fjalët më të mira. “Para se të luaja me Verrattin thashë: ‘Çfarë dreqin shohin të gjithë tek ai që është kaq e veçantë? Ai nuk shënon, nuk jep asistime pastaj e pashë nga afër dhe mund t’ju them se ai është një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur ndonjëherë’”, ka theksuar ikona e portës italiane.

/Shqip.com