Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet

“Ai do të pensionohet”, “ai nuk ka më çka të ofrojë” – janë shprehje që ndëgjohen qe disa vite – kur bëhët fjalë për Gianluigi Buffon.
Por – ani pse ka 44 vjet në supe – legjenda italiane nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Duket që Buffon është duke e sfiduar moshën dhe jo e kundërta.
Goal.com shkruan se “Gianluigi Buffon ka hedhur ujë të ftohtë mbi sugjerimin se mund të bëjë një rikthim të bujshëm në kombëtaren e Italisë, por portieri i Parmës thotë se nuk ka ndërmend as të pensionohet”.

Gigi ka zhvilluar 25 paraqitje në këtë sezon të Series B – me Parman – duke treguar që ende nuk është ngopur me këtë sport.
Ani pse nuk e fitoi Ligën e Kampionëve kurrë – karriera e tij është mjaftë e pasur.
Në CV-në e tij – ndër të tjera janë të shënuara 11 tituj të Series A – duke mos lënë vend për konkurencë – në këtë statistikë – sa i përket portierëve.
Ai po ashtu – është futbollisti e më së shumti paraqitje në historinë e elitën e futbollit italian – pasi ka zhvilluar 657 ndeshje.

Dhjetë më shumë se Paulo Maldini – që është në vendin e dytë.
Duket se fjala pensionim nuk ekziston në fjalorin e tij. /Shqip.com