Sport Ndërkombëtar

Buffon: Mund të tërhiqem në moshën 55 vjeçare

Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet

Fitues i Kupës së Botës, Gianluigi Buffon, nuk është gati të kërkojë të varë dorezat.

Buffon ka lënë të kuptohet se ai mund të zgjasë karrierën e tij si lojtar edhe për 11 vite të tjera, me ish-portierin legjendar të Juventusit – i cili tani është kthyer në Parma këtë stinor.

“Mund të tërhiqem në moshën 55-vjeçare”, tha ai.

Ai, në moshën 44-vjeçare, tashmë ka rënë dakord për një zgjatje tjetër të kontratës 12-mujore me punëdhënësit e tij në Serinë B, shkruan GOAL.

Portieri që ndihmoi Italinë të fitonte lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2006 nuk sheh asnjë arsye pse ai duhet të i jap fund karrierës.

“Kam 10 vite që mendoj për pensionin, por gjithmonë kam vazhduar. Kam pasur përvoja të rëndësishme që më kanë ndihmuar të njoh botën e futbollit, por nuk jam i sigurt se do të qëndroj në këtë botë pas pensionimit. Ndoshta mund të provoj diçka tjetër.”

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Buffon ka luajtur me dhe kundër disa prej më të mirëve në biznes.

Ai ishte bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Juve dhe është përballur me Lionel Messin në disa raste gjatë viteve.

Buffon heziton të zgjedhë mes dy ikonave të lojës.

“Unë kurrë nuk kam luajtur me Messin, kështu që nuk mund të përgjigjem”.

Buffon bëri 26 paraqitje për Parman sezonin e kaluar, pasi e mbylli një periudhë të dytë në Juventus në verën e vitit 2021 dhe po shijon futbollin e tij si kurrë më parë./Shqip.com