Sport Ndërkombëtar

Buffon me ofertë të çmendur

Afati kalimtar i verës ka qenë i jashtëzakonshëm në Arabinë Saudite duke qenë se kohët e fundit janë afruar shumë futbollistë të njohur nga Evropa por pritet që të ketë edhe shumë lëvizje të tjera.

Së fundmi, Al Hilal ka kërkuar portierin Gianluiggi Buffon. Gardianit që mbron portën e Parmës në Itali, i janë ofruar 30 milionë euro në sezon dhe nëse pranon që të transferohet në Arabi, ai do të bëhej italiani i dytë që do të firmoste me Al Hilal pasi në të shkuarën ka qenë edhe Sebastian Giovinco.

“Corriere dello Sport” raporton se Buffon është aktualisht në një fazë ku po mendon për të ardhmen e tij dhe në kokë ka tre plane të ndryshme. Ai është mes Parmës dhe Arabisë, por një opsion i tretë është edhe lamtumira nga futbolli i luajtur.

/Shqip.com