Lajme

BSPK vendos sot për pezullimin ose mos pezullimin e grevës në procesin mësimorë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura pritet që sot gjatë ditës të vendos nëse janë pro apo kundër pezullimit të grevës në procesin arsimorë.

Po ashtu sot duke filluar nga ora 14:00, BSPK-ja pritet të mbajë një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme anëtarësia e SBASHK-ut vendosi që greva në procesin mësimorë të pezullohet.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga SBASHK-u.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka bërë të ditur se nga të deklaruarit  pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime të lindjes apo pushime pa pagesë.  Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë  marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.

Nga SBASHK-u përsëri u tha se ata u linçuan e u fyen.

“Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”, thuhet në njoftim.

Këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK, thuhet më tutje në njoftim.

Greva në procesin mësimorë ka filluar që nga data 25 gusht.

Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar takime ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Grevistë por nuk është arritur asnjë marrëveshje./Shqip.com