Lajme

BSPK: Shtrenjtimet e paarsyeshme janë duke e vështirësuar edhe më tej jetën ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë thënë se shtrejtimet e paarsyeshme janë dukë e vështirësuar jetën ekonomike e sociale të qytetarëve.

Sipas BSPK-së shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike të konsumuar, po ka të bëjë me tej rritjen e kostos së jetesës.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështetës i proceseve parimore të zhvillimit të dialogut social nuk pajtohet aspak me këtë veprim të Qeverisë që të lejohet hapja e derës e cila do të lejojë të zhvillohen proceset të cilat do t’ua pamundësojnë jetesën normale të punësuarve e lëre atyre që nuk janë të punësuar”, thuhet në reagim.

Nga Sindikatat e Pavarura të Kosovës kanë thënë se ka disa vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila preku kulmin e cila do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tej varfëruar.

Në njoftimin e BSPK-së është bërë thirrje të veprimit të ngutshëm e parimor që të mos i hapet dera proceseve jo të mira dhe dëmtuese që qojnë drejt varfërimin dhe vështirësimit të jetesës në Republikën e Kosovës./Shqip.com