Lajme

BSPK-ja paralajmëron padi ndaj Muratit: Kërcënoi publikisht grevistët

Kryetari i Këshillit të  Grevistëve të Kosovës, Rrahman Jasharaj tha se do të paraqesin padi ndaj ministrit të Ministrisë së Financave Punëve dhe Trasnferëve, Hekuran Muratit.

Përmes një konferencë për media të BSPK-së, Jasharaj tha se kjo do të ndodhë për shkak që sipas tij kërcënimeve që ka bërë Murati ndaj grevistëve dhe sindikatave.

“Ministri Murati me qëllim ose pa qëllim e nxiti situatën duke krijuar edhe irritim në anëtarësia. Ne do të kemi reagimin me kohë, ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe lënda do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati i cili publikisht pati qëllimin të kërcënoj dhe frikësoj dikë apo edhe ta ngulfatë vullnetin dhe zërin e grevistëve”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se me muaj të tërë kanë kërkuar nga ministri Murati që dialogojnë por që kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas tij me Ligjin për Greva, askush nuk mund të ja ndal askujtë asnjë centë nga paga.

“Kur doli Hekuran Murati të cilin e kemi lutur që të bëjmë dialog, tentoi të ngulfatë zërin sindikalist dhe të ju mohoj të drejtën ligjitime e cila është e garantuar me kushtetutë. Ai si duket nga krenaria dhe krekosja se ka lexuar Ligjin e Grevave ne Kosovë. Sipas këtij ligji askush nuk mundet të ju a ndal askujt asnjë cent nga mëditja ose nga paga”.

BSPK-ja u shpreh e bindur që 1 shtatori do t’i gjejë me një grevë të fuqishme si dhe kjo datë do ti gjejë mësimdhënësit në grevë dhe nxënësit në shtëpi.

“Ne punojmë në vullnetin e rrjetit grevisteve dhe do të zgjas sa të thonë ata ose do të zgjas deri sa Qeveria e Kosovës të ndryshoj qasje ndaj sindikatave se po ashtu zgjedhje ka po pati vullnet nga Qeveria. Greva do të jetë edhe më e fuqishme me 1 shtator. Nëse vazhdohet kështu me tekat e Qeverisë, fatkeqësisht 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi dhe mësimdhënësit në grevë e cila edhe do të vazhdojë”.

Tutje, Jasharaj tha se në të kaluarën nuk kanë ndodhur asnjëherë kërcënime të tilla nga asnjëra Qeveri dhe sipas tij gjërat janë zgjedhur gjithmonë me dialog.

BSPK-ja është në grevë të përgjithshme që nga 25 gushti dhe pritët të vazhdojë edhe pas 1 shtatori deri sa grevistët e shohin të arsyeshme ose sipas tyre deri sa të reflektojë Qeveria ndaj kërkesave të grevistëve./Shqip.com