Ekonomi

BSH nuk ndryshon normën e interesit

Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbajë normën bazë të interesit te lekut te pandryshuar, në 3%.

Guvernatori, Gent Sejko në konferencën për shtyp tha se vendimet e ardhshme do të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. sipas sejkos ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit.

Guvernatori Sejko u shpreh se ulja e çmimit të ushqimeve nga importi ka reduktuar ndjeshëm inflacionin, ndërsa kursi i këmbimit ka qene me i qëndrueshëm fale dhe ndërhyrjes qe banka ka bere ne treg.

Një muaj me parë Këshilli vendosi të ulë normën e interesit, një vendim ky i parë në 3 vjet, që kur nisi kriza e inflacionit.

Pritshmëritë janë që tendenca zbutëse e normave do të vijojë ne muajt pasardhës.

/Shqip.com