Rozë

Bruno tregon nëse do të jetë prapë pjesë e “Për’puthen”

Bruno Shemshoi

Ish-konkurrenti i emisonit “Për’puthen” Bruno Shemsho, është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Ai është bërë i njohur prej emisionit i cili pritet të fillojë sezonin e radhës në shtator.

Ndërkaq përmes një pyetësori që Bruno ka hapur në rrjetin social Instagram, ka pasur shumë të interesuar nëse ai do të jetë pjesëmarrës edhe këtë herë.

Kurse Bruno, përmes një video është “përgjigjur” me një jo.

Bruno nga emisioni doli së bashku me Ana Gjinin, mirëpo lidhja e tyre mori fund disa muaj pas.