Rozë

Bruno shpërthen në ofendime ndaj Mikelës

Mikela dhe Bruno

Puntata e së martës në “Për’puthen” ishte plotë tensione e debate të ashpëra, disa prej të cilave kaluan edhe në ofendime.

Një të tillë e bëri konkurrenti Bruno, i cili derisa po transmetohej takimi i tij me Alvisën, ofendoi Mikelën, me të cilën kishte bërë takimin e parë në program.

Ai i dha një dhuratë Alvisës, disa kristale kinse për të larguar energjitë e këqija nga Mikela dhe Ada.

Bruno dhe Mikela nisën një diskutim ku konkurrenti ofendojë rëndë Mikelën, në një moment ai iu drejtua asaj si një femër ‘e prekur nga Argjendi’ dhe se ky nuk do të mund ta prekte atë më sepse e do një femër të pa prekur nga meshkujt e tjerë.

Bruno dhe Mikela

Kjo dërgoi në zemërimin e Mikelës e cila ia ktheu se ky do të duhej të kërkonte një femër jashtë “Përputhen” sepse asnjëra nga to nuk është e virgjër siç preferon ai.

“Ti s’del me mua më në takim. Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto koncepte? Mos më përmend më”, i është përgjigjur ajo.

Pas kësaj ka reaguar edhe Argjendi, i cili i tha Brunos se është e turpshme të ofendosh një femër në këtë mënyre.

Ai me pas tha se kishte tentuar ta puthte Mikelën, por ajo nuk e kishte lejuar./SHQIP.com