Rozë

Bruno Shemsho konfirmon ndarjen nga Ana Gjini

Lidhjet e formuara në Për’puthen nuk po kanë jetëgjatësi jashtë programit.

Çifti i krijuar në Për’puthen Bruno Shemsho dhe Ana Gjini i kanë dhënë fund lidhjes pak muaj pasi u deklaruan për njëri-tjetrin.

Ani pse qysh nga deklarimi u panë me skepticizëm, ata me postimet në instagram ua ndërruan mendjen njekësve duke shpresuar për një dashuri reale mes dy konkurrentëve të Për’puthen.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u ngritën dyshimet e para për ndarjen e tyre. Tanimë kjo është një fakt. Vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.

Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.

https://www.tiktok.com/@lenaaa1992/video/7103858168094149894?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7104548637925541381

Ani pse ai nuk dha më shumë detaje, e madje as arsyen që i çoi drejt ndarjes.

Por çuditërisht, edhe pas deklaratës së Brunos ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale./Shqip.com