Sport Ndërkombëtar

Bruno Fernandes pritet të vazhdojë ëndrrën në “teatrin e ëndrrave”

Bruno Fernandes, Manchester United

Manchester United pritet të vazhdojë me mesfushorin portugez edhe për sezonet e ardhshme.

“Djajtë e kuq” janë shumë pranë renovimit të kontratës për Fernandesin, siç raporton Fabrizio Romano.

Ai njofton se është bërë përparim i madh javëve të fundit, për arritjen e një marrëveshje finale mes klubit dhe agjentit të Brunos.

“Marrëveshja është tani në fazat përfundimtare pasi bisedimet u hapën korrikun e kaluar me Brunon të përgatitur për të qëndruar.”

“Marrëveshja e re afatgjatë do të përfundojë në javët në vijim, Bruno është i lumtur te Manchester United.”, njofton gazetari italian.

Duket se Manchester United e shohin 27 vjeçarin si lojtar kyç për të ardhmen.

Ai u transferua në vitin 2020 nga Sporting Lisbona për 80 milion euro. /Shqip.com