Bruno Fernandes, njeriu i momentit te Manchester United
Që kur Bruno Fernandes i është bashkuar Manchester Unitedit, asnjë futbollist në Premierligën angleze nuk ka gola dhe asistime të kombinuara më shumë se ai.
Mesfushori portugez, ka arritur që të përfshihet në 48 gola, duke lënë prapa tij futbollistë si Harry Kane dhe Mohamed Salah, transmeton Shqip.com.
Fernandes ka shënuar 29 gola, ndërsa ka asistuar 19 herë në vetëm 54 ndeshje që i ka zhvilluar në ishull.

27 vjeçari u ble nga Unitedi në vitin 2019 dhe i kishte kushtuar “Djajve të kuq”, rreth 55 milionë eruo.
Formën e tij të lartë po e vazhdon edhe këtë sezon, pasi në tre ndeshjet e para në Premierligë ka shënuar tre gola.
Interesante për tu parë do jetë fakti se kush do i ekzekutojë penaltitë në “Teatrin e Ëndrrave” pas arritjes së Cristiano Ronaldos, pasi në të kaluarën Bruno që i ekzekutonte ato./Shqip.com