Sport Ndërkombëtar

Bruno Fernandes “kërkon meritat” për transferimin e Ronaldos drejt Manchester UTD

Bruno Fernanes & Cristiano Ronaldo

Bruno Fernandes “ka kërkuar meritat” për kthimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” e kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje mbi transferimin e tij me Juventusin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Fernandes në formë shakaje la të nënkuptohet se ishte faktori kyç në transferimin e Ronaldos drejt United, pasi në postimin e tij shkruajti “’Agjenti Bruno?’”.

Cristiano Ronaldo ishte një legjend e “Old Trafford”, ku kishte kaluar një periudh gjashtë vjeçare mes viteve 2003 dhe 2009,

Ndërsa tani vulosi një rikthimi në shtëpi pas më shumë se një dekade, ku edhe supozohet se do ta mbyll karrierën po në këtë skuadër, duke marrë në konsideratë edhe moshën e portugezit.

Lexo edhe:
Zyrtare: Cristiano Ronaldo lojtari më i ri i Manchester United

Derisa gjatë ditëve të fundit u raportua se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes i kishte ofruar shërbimet e portugezit, Manchester Cityt dhe transferimi i tij drejtë “Citizens” ishte vetëm qështje kohe, në fund transferimi i tij morri kahje tjetër.

Gjatë së premtes u raportuar se ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ishte i përfshirë drejtëpërdrejtë me Ronaldon për t’u transferuar te Manchester United, ku edhe arriti qëllimin e tij, por rol të rëndësishëm në transferimin e tij duket se e ka edhe bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Portugalisë, Bruno Fernandes./Shqip.com