Sport Ndërkombëtar

Bruno Fernandes e mban stafetën për raste të krijuara në Premierligë

Bruno Fernandes

Dy golat e tij e kualifikuan Portugalinë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Por, ajo paraqitje nuk ishte befasi.

Ishte vetëm një ndeshje e zakonshme për të.

Bruno Fernandes sends Portugal to the World Cup with Poland
Bruno Fernandes – foto nga ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut

Bruno Fernandes po kalon në formë të jashtëzakonshme edhe në këtë sezon.

Mesfushori me tipare sulmuese – ka dhuruar shumë gëzimë ne “Teatrin e Ëndrrave”, ani pse Manchester United – po zhvillon një kampionat për tu harruar.

Prej datës 20 shkurt, 2020 kur Fernandes e bëri debutimin në Premierligë, asnjë futbollist nuk ka krijuar më raste për gol – se ai.

Bruno Fernandes Showed Exactly What He Will Bring to Man Utd Despite  Goalless Debut | ht_media
Bruno Fernandes

201 – Bruno Fernandes

187 – Kevin De Bruyne

176 – Trent Alexander-Arnold

155 – Jack Grealish

143 – James Ward-Prowse

Statistika të mira – ka edhe në sezonin aktual.

Në 27 ndeshje të zhvilluara ne elitën e futbollit anglez – ai ka shënuar nëntë gola, kurse ka asistuar gjashtë herë.

Man Utd would not be in the Champions League without Bruno Fernandes  contribution - Mirror Online
Bruno Fernandes

Ai ka kontratë që e mban të lidhur  “Djajtë e Kuq” – deri në vitin 2026.

Teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 90 milionë euro. /Shqip.com