Sport Shqiptar

Brunilda Gjura, “Helmeta e Artë” e Prishtina RT

Brunilda Gjura është një nga garueset që, thuajse nuk ka munguar në asnjë garë në disiplinën auto sllallom që nga viti 2019.

Që atëherë rezultatet e anëtares së Prishtina Racing Team kanë qenë jashtëzakonisht të mira.

Për tri sezone radhazi, 2019, 2020, 2021, kampione në kategori, duke e bërë femrën e parë në auto sport në Kosovë meritore të çmimit “Helmeta e Artë”.

Fillimet e saj në auto sport i pati me BMW E92, por që gjatë rrugëtimit ka garuar edhe me vetura të tjera.

Falë sponsorëve, Brunilda e sheh sezonin e ri shumë premtues dhe do të vazhdojë të jetë konkurrente e denjë për të kryesuar plasmanin gjeneral.

“Asgjë nuk është e pamundur! Kam besim te aftësitë e mia pavarësisht çfarë makine vozis. Unë do vazhdoj të jap maksimumin tim, në çdo rrethanë, pastaj suksesi vjen nga Zoti”, është shprehur Brunilda.

Vlen të ceket se gjatë garave, Brunilda, është bërë pjesë e fushatave të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mbështetjes së të mbijetuarave të dhunës e torturës dhe iniciativa tjera.

/Shqip.com