Sport Ndërkombëtar

Brozovic i qëndron besnik Interit

Brozovic - nuk largohet nga Interi

Ofertat nuk i munguan, por largimin nuk e ka menduar.

Marcelo Brozovic ka vendosur që t’i qëndrojë besnik Interit.

Këtë lajm e ka dhënë Fabrizio Romano – përmes një postimi në Facebook.

“Marcelo Brozovic do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Interin në orët në vijim. Marrëveshja e re në fuqi do të nënshkruhet deri në qershor 2026, marrëveshja e plotë është arritur me avokatët Brozovic.

Klubet më të mira evropiane iu afruan atij në muajt e fundit, por ai dëshironte të qëndronte në Inter.Deklarata zyrtare pritet së shpejti pasi Interi kishte gjashtë muaj negociata për të arritur një marrëveshje me Brozovic”, ka shkruar Romano.

29 vjeçari është një nga futbollistët kryesorë të neurazurëve – në vitet e fundit.

Ai ka zhvilluar 21 paraqitje në Serie A – në këtë kampionat dhe shtatë në Ligën e Kampionëve – duke qenë ndër futbollistët më të dalluar.

Interesim për shërbimet e tij – kishin shprehur Barcelona, por duket që ai nuk e ka menduar fare largimin.

Liverpool plot triple transfer swoop for Brozovic, Danjuma and Bremer as  they prepare for Salah and Mane's AFCON exits - 247 News Around The World
Brozovic – gjatë një ndeshje kampionale

Sa i përket formës ekipore, Interi gjendet në vendin e dytë të Series A – me 54 pikë të grumbulluara.

Dy pikë prapa Milanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com