Brooklyni me gjashtë fitore radhazi synon kreun, fitojnë edhe Lakersat e Denverin

Brooklyni me gjashtë fitore radhazi synon kreun, fitojnë edhe Lakersat e Denverin
Skuadra e Brooklyn Nets është në një moment pozitiv në NBA, derisa ka arritur fitoren e gjashtë radhazi. Ata fituan me rezultat 124-121 ndaj Detroitit jashtë fushe, në një ndeshje me shumë rivalitet.
Durant me 43 pikë e Irving me 38 pikë praktikisht mposhtën të vetëm Detroitin, duke bërë ligjin në fushë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra kampione e Golden State, që mundi me shifrat 126-110 Toronton.
Jordan Poole me 43 pikë ishte lider në fushë për Warriors, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Fitorja e shtatë radhazi për New York, që gjithashtu po kalon një moment të mirë. Nju-jorkezët fituan me rezultat 109-106 ndaj Indianas (Bronson 30 pikë më i miri).
Lakersat i afrohen zonës “play-off” pas fitores 119-117 ndaj Washingtonit, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë (LeBron James me 33 pikë më i miri). Denveri, falë “triple double” të Nikola Jokiq (40 pikë, 27 rebound e 10 asistime), mundi me shifrat 119-115 Charlotte dhe synon kreun në Perëndim.
Rezultatet
Boston – Orlando 92-95
Indiana – New York 106-109
Detroit – Brooklyn 121-124
Toronto – Golden State 110-126
Minnesota – Chicago 150-126
Denver – Charlotte 119-115
/Shqip.com