Sport Ndërkombëtar

Bronze vazhdon të luajë në Euro 2022 pavarësisht dhimbjeve të mëdha

Lucy Bronze ka zbuluar se ajo po përballet me dhimbjet gjatë fushatës së Anglisë në Euro 2022 për shkak të problemit të saj në gju.

Ndërsa Bronze shënoi një gol dhe vendosi një tjetër në “Bramall Lane” të martën, ndërsa mikpritësit e turneut siguruan një vend në finale me një fitore 4-0 ndaj Suedisë , lojtarja e vitit 2020 e FIFA-s për femra pranon se ajo “nuk ndihet si dy vjet më parë”.

Mbrojtësja e krahut 30-vjeçare, e cila këtë verë u largua nga Manchester City dhe iu bashkua Barcelonës, iu nënshtrua një operacioni në gju pak më pak se një vit më parë, pasi luajti për Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike të Tokios.

“Ka qenë e vështirë të kthehesh nga një dëmtim në gju, i cili ka zgjatur për një kohë shumë të gjatë dhe është ende tani. Më duhet të luaj me të. Ka shumë lojtarë që duhet të luajnë me dhimbje në karrierën e tyre dhe tani jam një prej tyre”, tha ajo, shkruan Sky Sports.

Anglia ka siguruar finalen e Euro 2022, pasi mposhti Suedinë, derisa në finale do të përballet me Gjermaninë./Shqip.com