Sport Shqiptar

Broja trazon mbrojtjen e City dhe fiton penallti, Chelsea del nga “ferri” falë shqiptarit

Ndeshja e sotme mes Chelsea dhe Manchester City ka qenë e jashtëzakonshme, ku sfida ka përfunduar me rezultatin e çmendur 4-4.

City ishte duke fituar deri në çastet e fundit të lojës, por sulmuesi shqiptar Armando Broja fitoi një penallti në “frymën e fundit” të lojës, atëherë kur sapo ishte futur në fushë.

Topi erdhi në këmbët e bomberit kuqezi, dhe në tentativë për të gjuajtur në portë, ai bën një lëvizje mashtruese duke nxjerrë blof mbrojtjen e City dhe kështu ai pengohet nga ata. Arbitri nuk mendohet dy herë dhe penallti për Chelsea.

Meritë krejtësisht individuale e Brojës.

Penalltia e fituar prej Brojës u shndërrua në gol nga Palmer. Chelsea shpëtoi nga humbja, teksa arriti t’i marrë një barazim me vlerë ekipit të Guardiolës.

/Shqip.com