Sport Ndërkombëtar

Broja shihet si opsion për skuadrën e madhe italiane

Chelsea e nisi sezonin e ri pa Armando Brojën në skuadër, trajneri Pochettino nuk e përfshiu për sfidën kundër Liverpoolin, detaj që shton edhe më shumë zërat që flasin për një largim të mundshëm nga Londra.
 Sigurisht, Broja nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar, por ky fakt nuk e largon nga tregu i futbollistëve, përkundrazi, emri i tij vijon të jetë prezent jo vetëm në Premier League ku e kërkojnë ekipe si West Ham dhe Brighton, por emri i “bomberit” kuqezi del në skenë edhe në Serie A.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Broja shihet edhe një herë si opsion për Milanin. Kuqezinjtë mbeten në kërkim të një zëvendësuesi për Oliver Giroud, për momentin në tavolinë janë vetëm dy emra, Ekitike i PSG, me këtë të fundit që është nxjerr në shitje, dhe Broja i Chelseas.
 Në fakt, Milani dhe Chelsea kanë një marrëdhënie të shkëlqyer ndërmjet tyre, ketë e vërtetuar edhe këtë verë ku nga Londra erdhën dy lojtarë si Pulisic dhe Loftus Cheek.

Broja i është ofruar Milanit në formë huazimi, pasi londinezët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga një lojtar i akademisë i cili është nën kontratë deri në 2028.
 I vetmi detaj që step Piolin dhe stafin e tij është gjendja e Brojës, me sulmuesi shqiptar që vjen pas një dëmtimi të rëndë, ku dhjetorin e shkuar këputi ligamentet e gjurit.
 Kjo nuk është hera e parë që emri i Brojës lidhet me një kalim te Milan, edhe verën e shkuar ishim në një situatë të ngjashme.

/Shqip.com