Sport Shqiptar

Broja mund të befasojë me skuadrën e re

Armando Broja po rikuperohet me ritëm mjaft të shpejtë, nga një dëmtim i pësuar në dhjetorin e vitit të shkuar. 21-vjeçari këputi ligamentin, çka i solli një mungesë disamujore e gjasat janë që vetëm në verë të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës. Nëse Broja vijon fazën e rikuperimit në palestër emri i tij ka përfunduar në Portugali, aty ku interes ka Sportingu i Lisbonës.

“Bola Ne Rede” shkruan se presidenti i Sportingut, Federico Varandas, ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar drejtuesit e Chelseas, pikërisht për të diskutuar për mundësinë e transferimit të Brojës. “Blutë” e Londrës i rinovuan kontratën për pesë vjet verën e shkuar, çka tregon se opsioni më i mundshëm mund të jetë ai i huazimit në Portugali.

Një huazim në Lisbonë mund të jetë një mundësi emirë për Brojën për të arritur formën e tij më të mirë, para se të zbresë përsëri në “Stamfrod Bridge”. Sulmuesi nga malësia e madhe shënoi 1 gol në 12 ndeshjet që u aktivizua me Chelsean deri në dhjetor, ndërsa në Kombëtaren e Shqipërisë është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm, teksa me fanellën e parë të kombëtares kuqezi ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar dhe 4 gola.

/Shqip.com