Sport Shqiptar

Broja luan 60 minuta, shënon por “offside”, Chelsea kualifikohet me penallti

Pritej kualifikimi në fazën e mëtejshme, të EFL Cup dhe ajo ndodhi. “Blutë” e Chelsea, nuk kanë gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshave, në “mitikun” e Londrës, “Stamford Bridge”, për të eleminuar në çerek-finalet e kësaj kupe, “Bardhezinjtë’ e Newcastle, të cilët nuk u treguan të saktë sa duhet në goditjet e tyre.

Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1 me 1, ku të parët që morën avantazhin ishin djemtë e Eddie Howe, të cilët kaluan në avantazh, në minutën e 14’-të të sfidës falë “bomberit” anglez, Callum Ëilson, me këtë të fundit, që përfiton nga një gafë e mbrojtësoi Benoit Badiashile, për të çuar topin në rrjetën e “gardianit” serb, Djordje Petrovic.

Në pjesën e parë të sfidës, me konkretisht në minutën e 32’-të të saj u aktivizua edhe “bomberi” i Kombëtares “kuqezi”, Armando Broja, i cili vetëm 6 minuta pas hyrjes në fushën e blertë gjeti rrugën e rrjetë me një goditje fantastike me parabolë, por goli u anullua menjëherë pas një pozicioni të parregullt të sulmuesit, i cili pavarësisht fati të keq, po tregon se është i denjë për fanelën e “Bluve”.

Në fraksion e dytë të lojës, pas shumë aksioneve potenve të djemve, të teknikut Pochettino erdhi edhe goli i barazimi, me “fantazistin” ukrainas Mykhailo Mudryk, që me një goditje potente mposht portierin Dubravka, në minutën e 82’-të për ta dërguar sfidën drejt goditjes së penalltive, aty ku Palmer, Gallagher, Nkunku e Mudryk nuk gabuan, krahuas me Ritche e Trippier, duke i mbyllur goditjet e 11-metërshave, me rezultatin 4 me 2.

Falë këtij rezultati, “Blutë” e Chelsea kalojnë në gjysmë-finalet e këtij kompeticioni, ku në raundin e radhës do të kenë përballë një prej skuadrave Middlesbrough, Fulham ose fituesin e sfidës Liverpool-West Ham, kundërshtar që do të mësohet vetëm pas përfundimit të sfidës së fundit, në “Anfield Road”.

/Shqip.com