Sport Ndërkombëtar

Broja kërkohet nga skuadra e Premierligës

West Ham United thuhet se është i prirur të provojë përsëri për transferimine e mundshëm të sulmuesit të Chelsea dhe kombëtares shqiptare, Armando Broja.

“Bomberi” kuqezi aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim që pasoi me një operacion në gjurin e tij.

Broja duket një perspektivë e mirë dhe ka qenë në shënjestër të David Moyes më parë.

Drejtuesit e West Ham ishin të revoltuar me Chelsea pasi ata nuk e lanë që Broja të largohej dhe kështu “Hammers” u detyruan të transferonin sulmuesin italian, Scamacca.

Për këtë të fundit, zërat e largimit sa vijnë edhe përforcohen, kështu që West Ham dëshiron të futet në garë përsëri për Armando Brojën.

/Shqip.com