Sport Shqiptar

Broja i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë

Shqipëria po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Shtatorit.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përballja e parë konferencë për media ka mbajtur Armando Broja dhe Qazim Laçi.

Broja ka thënë se vendimi për të luajtur i takon trajnerit dhe ai do të jap maksimumin.

Armando Broja

E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët.

“E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët. Nuk kam shumë presion se luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam presion. Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe këtu në Shqipëri dhe jam fizikisht mirë”, tha ai.

Çazim Laçi

Laçi ka insistuar që Shqipëria do të kërkojë vetëm fitoren.

“Do kemi pak presion, pasi duam të fitojmë ndeshjen, por nuk besoj se ekipi ka presion për momentin. Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar në Izrael e për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme. Të marrim tre pikët pasi qëllimi ynë është vendi i parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100%, nga portieri te sulmuesi nga stafi kuqezi”, tha ai.

Shqipëria do të përballet me Izraelin në transfertë më 24 shtator e tre ditë më vonë ndaj Islandës në ‘Air Albania’ më 27 shtator./Shqip.com