Broja hap serinë e golave në fitoren e Chelseas
Publikuar:
(23.01.2024 22:00:25)

Chelsea është më se e vendosur ta shes, e në anën tjetër sulmuesi shqiptar, Armando Broja duket se ka vendosur që ta përmbyll qëndrimin në Londër ashtu si i ka hije një futbollisti profesionist.
Broja ka qenë vendimtar në golin e parë të bluve.
Derisa ishte në përpjekje për të gjuajtur topin, Broja u pengua nga Howson, i cili e dërgoi topin tek rrjeta e ekipit të tij, duke ia dhuruar golin Chelseas.
Goli bëri që të shpërthente festa në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Ndërkohë, nuk vonoi dhe Chelsea shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 29-të, kurse Disasi në minutën e 36-të trefishon epërsinë e Palmer në atë të 42-tën shënoi për 4:0.
/Shqip.com