Sport Ndërkombëtar

Broja e gjen rrugën e golit, shënon në fitoren e Chelseas ndaj Wolwes

Armando Broja

Armando Broja ka arritur ta gjejë rrugën e golit në fitoren e sotme të Chelseas ndaj Wolwes me rezultat 3 me 0.

Lojtari i kombëtarës së Shqipërisë ka shënuar në minutën e fundit të ndeshjes për ta mbyllur epilogun e takimit.

Për Brojën ky është goli i parë në Premierligën angleze. Ai ka qenë në syrin e kritikave për disa javë për shkak të formës jo të mirë të treguar.

Golat e tjerë në fitoren e Chelseas i shënuan, Pulisic dhe Havertz.

Fitore këtë javë ka shënuar edhe Manchester City që e mposhti Southamptonin me rezultat të pastër, 4 me 0./SHQIP.com

/Shqip.com