Lajme Ballkan

Brnabiq: Serbia qëndron fort në rrugën evropiane

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik dhe me anëtarin e Delegacionit të Komisionit të Parlamentit Evropian për Stabilizim dhe Aderim në Bashkimin Evropian, Matjaž Nemec.

Në këtë takim është biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, raporton Tanjug.

Integrimi i Serbisë, reformat në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimi parlamentar dhe situata aktuale globale ishin disa nga temat të cilat janë diskutuar.

Brnabiq në fjalën e saj është shprehur se Serbia qëndron fortë në rrugën evropiane

“Serbia qëndron fort në rrugën evropiane dhe se përcaktimi strategjik i qeverisë që do të formohet është një vazhdim i fuqishëm i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të cilat janë në interesin themelor të vendit tonë. Qytetarët” ka thënë Brnabiq.

Serbia do të mbetet e përkushtuar në rrugën dhe vlerat evropiane, në përputhje me interesat e shtetit dhe qytetarëve tanë dhe interesat tona kombëtare, ka shtuar më tutje Brnabiq./Shqip.com