Lajme

Brnabiq: Serbët do të fitojnë në barrikada

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i ka reaguar deklaratës së Osmanit në Twitter, që akuzon Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiq për pjesëmarrje në sulmet ndaj gazetarëve në veri ditëve të fundit.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se serbët do të fitojnë në barrikada dhe kryeministri Albin Kurti, do të dështojë.

“Më në fund, jam plotësisht dakord me Osmanin: do të fitojë demokracia dhe shteti i së drejtës. Prandaj barrikadat, serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (që ju ia keni hequr), të drejtën e tyre për një proces të drejtë (të cilën ju ja keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të fitojnë dhe Kurti do të dështojë”, ka shkruar kryeministrja serbe në Twitter.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur që nga 9 dhjetori, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore.

/Shqip.com