Lajme Ballkan

Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq po merrë pjesë në forumin e Prespës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, Brnabiq është deklaurar se në Kosovë nuk kanë ndodhur gjenocid gjatë luftës të zhvilluar në vitin 1999 raporton Euronewsalbania.

Pyetur nga gazetari i “Euronews Albania”, Bejnamin Arifi në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiq.

Në këtë forum po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Shqip.com