Lajme Ballkan

Brnabiq: Në Bruksel do të flas që Kosova nuk na e lejoi referendumin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se çështjen e moslejimit për mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, do ta ngris në Bruksel gjatë vizitës së saj më 25 janar.

Brnabiq e quajti të turpshëm dhe skandaloz vendimi e qeverisë së Kosovës.

“Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, në kuadër të negociatave të para-anëtarësimit dhe do të kem takime me zyrtarë të BE-së. Unë do t’i pyes ata me dyer të mbyllura se çfarë synojnë të bëjnë, duke pasur parasysh ndalimin e pjesëmarrjes së serbëve në referendum,” tha Brnabiq për TV Prva, përcjell Shqip.com.

Referendumi.

Gjithashtu, ajo tha se veprimi i Kosovës do të sjellë pasoja afatgjate.

“Kanë mohuar të drejtën themelore të serbëve për të votuar në Kosovë dhe besoj se kjo do të ketë pasoja afatgjate. Do të varet se si do të sillen në zgjedhjet e 3 prillit por sigurisht se do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona në të ardhmen”, tha Brnabiq./Shqip.com