Rozë Ndërkombëtar

Britney Spears ribashkohet me nënën pas tre vjetësh

Britney Spears ka treguar se ajo dhe nëna e saj Lynne Spears tani kanë raporte të mira.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, “Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në derën time pas 3 vitesh, ka qenë shumë kohë me familjen gjithmonë ka gjëra që duhet përpunuar por koha shëron të gjitha plagët!!!”

“Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat !!!”, shkruhej në mbishkrim.

Tutje, ajo shtoi se është shumë e bekuar që ato mund të pijnë kafe së bashku pas 14 vjetësh.

Ajo dhe nëna e saj thuhet se janë larguar, vite më parë, madje Spears publikonte komente negative mbi nënën e saj.

Kurse, Lynne Spears nuk ka komentuar publikisht për ribashkimin. Në gusht 2022, ajo i bëri një lutje vajzës së saj, duke shkruar në rrjetet sociale, “Britney, gjatë gjithë jetës tënde jam përpjekur të mbështes ëndrrat dhe dëshirat e tua! Po ashtu, jam munduar të të ndihmoj nga vështirësitë!”

/Shqip.com