Rozë Ndërkombëtar

Britney Spears kritikon kishën katolike që nuk e lejoi të martohej brenda saj me Sam Asghari

Britney Spears ka kritikuar një kishë katolike që nuk e la të martohej me Sam Asghari në shtëpinë e lutjes, sepse ajo nuk është një anëtare praktikuese.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka treguar kishën në të cilën dëshironte të lidhte kurorë, por që nuk iu mundësua.

“Ky është vendi ku unë fillimisht doja të martohesha gjatë COVID!!”, shkroi ylli i popit duke publikuar një foto të martën (2 gusht) që tregon pjesën e brendshme të një kishe gjatë dasmës së një çifti të paidentifikuar.

“Doja të shkoja çdo të diel… është e bukur dhe ata thanë se ishte mbyllur përkohësisht për shkak të COVID !!!!” vazhdoi ajo.

“Pastaj 2 vjet më vonë, kur doja të martohesha atje, ata thanë se duhej të isha katolike dhe të kaloja një test”, u shpreh tutje ajo.

Spears, e cila u rrit si Baptiste Jugore, por gjithashtu ka studiuar Kabalën, më pas pyeti 41.8 milionë ndjekësit e saj në mediat sociale: “A nuk supozohet se kisha të jetë e hapur për të gjithë?”.

View this post on Instagram

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Ajo nuk e bëri të ditur emrin e kishës ku donte të martohej.

Fansat e këngëtares “Toxic” vërshuan në seksionin e komenteve për të reaguar ndaj postimit të saj, me disa duke e hedhur poshtë situatën, ndërsa të tjerë mbrojtën shtëpinë e adhurimit, duke shpjeguar se shumica e kishave katolike kërkojnë të paktën një partner të praktikoi fenë në mënyrë që të martohen atje.

Spears dhe Asghari përfunduan duke u martuar në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni, në qershor.

Të ftuarit në dasmën në përrallë përfshinin Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore, Selena Gomez dhe Donatella Versace, të cilat dizajnuan fustanin e Spears për ditën e madhe.

Çifti u njohën në tetor të 2016-ës dhe e bënë publike dashurinë e tyre në janar të vitit të ardhshëm. Ata u fejuan në shtator 2021 pas afro pesë vitesh lidhje.

Spears u shpreh për dëshirën për t’u martuar me Asghari dhe për të pasur një fëmijë me të gjatë një seance gjyqësore në qershor 2021.

Ajo tregoi se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë për shkak të rregullave të rrepta të kujdestarisë së saj , por u lirua në nëntor 2021, duke hapur dyert që ajo më në fund të martohej sërish.

Pasi marrëveshja ligjore 13-vjeçare u ndërpre, Spears njoftoi në prill se ishte shtatzënë. Ajo pësoi një abort në maj, por dyshja thanë se do të ‘vazhdonin të përpiqeshin të zgjeronin familjen’./Shqip.com