Lajme

Britania rrezikon që t’i mbush burgjet me shqiptarë

Burgjet në Britaninë e Madhe po pretendohet se do të strehojnë më shumë shtetas shqiptarë se burgjet në Shqipëri.

Siç ka raportuar Express.co.uk thuhet se veprimtarët kanë paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar rrezikon të bëhet “Alkatraz i Shqipërisë”, nëse numri i shqiptarëve që vazhdojnë ta shkeli ligjin është në rritje.

Sipas medias britanike, shifrat zyrtare kanë treguar se vetëm në vitin 2012 ishin gjithsej 180 shqiptarë të burgosur dhe tani shifrat kanë kaluar 1.500 persona.

Ministrat kanë paralajmëruar se nëse kjo shifër vazhdon të rritet atëherë për katër vite do të jenë mbi 5000 shqiptarë të burgosur.

Ndërsa, kalimet ilegale në Britani tashme janë të shpeshta. Kalimet bëhen me varka të vogla ose duke u varur në pjesët e poshtme të kamionëve dhe shumica e shqiptarëve që ikin arsye kanë kushtet e vështira ekonomike.

Rreth 1,075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuar nga bandat e kontrabandës së njerëzve gjatë gjashtë javëve të kësaj vere.

Në fund të vitit 2021, shqiptarët përbënin numrin më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, duke përbërë gati dyfishin e numrit të polakëve.

Udhëheqësi i Reform UK Riçard Tice tha se në vend që të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një burg atje, duhet që të ndërtojmë një burg për shqiptarët në Britani.

“Gjashtë muaj më pas, vetëm 24 nga objektivat më të lehta kishin shkuar në shtëpi. Me normën aktuale të rritjes, brenda vetëm katër vjetësh, do të ketë më shumë shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar se sa shqiptarë në burgjet shqiptare, ku aktualisht ka 5,000 të burgosur. Në vend që të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një burg të ri atje, mund të ndërtojmë një të posaçme për ta këtu”, tha Tice.

Tutje, thuhet se Tice kishte thënë se Mbretëria e Bashkuar po bëhet një “Alkatraz i Shqipërisë”.

“Mbretëria e Bashkuar po bëhet Alkatraz e Shqipërisë. Për qeverinë shqiptare, e gjithë kjo funksionon bukur. Të padëshirueshmet le të bëjnë rrugën e tyre për në MB dhe ata të reduktojnë problemin e tyre të krimit.”

Filip Dejvisi, anëtar i parlamentit toriz i Shiplit, W Yorks, tha: «Këto shifra janë një goditje në dhëmbë për njerëzit e majtit që mendojnë se duhet të vazhdojmë t’i marrim të gjithë ata që mbërrijnë. Jo vetëm që është një kosto e madhe për taksapaguesit, duket se po krijojmë viktima krejtësisht të panevojshme.

Por Ahmet Erdi, lektor i lartë për politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Metropolitan të Londrës, argumentoi se shumë shqiptarë vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht.

“Mbretëria e Bashkuar është e njohur për shqiptarët nga shkolla, ku të gjithë librat e leximit janë në anglisht”, tha ai.

Tutje, Erdi tha se shumica e shqiptarëve e flasin gjuhën angleze dhe shkojnë në Britani edhe me viza studentore apo me punë të atilla që lidhen me arsimin , inxhinierinë etj./Shqip.com