Lajme Botë

Britania e Madhe iu kërkon aleatëve të bashkohen kundër “agresonit rus” ndaj Ukrainës

Britania e Madhe dhe Russia.

Britania e Madhe u bëri thirrje aleatëve të “paraqesin një front të bashkuar kundër qëndrimit rus ndaj Ukrainës” përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Liverpool këtë fundjavë.

“Këtë fundjavë, demokracitë më me ndikim në botë do të marrin një qëndrim kundër agresorëve që kërkojnë të minojnë lirinë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se ne jemi një front i bashkuar”, tha në një deklaratë sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi se çdo pushtim rus i Ukrainës do të ishte “një gabim serioz strategjik dhe do të jepte pasoja të rënda”.

Vendet e NATO-s kanë paralajmëruar se do të shkaktojnë sanksione ekonomike nëse Rusia pushton Ukrainën.

Shumë vende perëndimore kanë shprehur shqetësimin për një grumbullim trupash në kufirin ukrainas.

Truss tha gjithashtu se ajo dëshironte të punonte me vende të tjera “për t’u siguruar që kombet e lira demokratike të jenë në gjendje të kenë një alternativë ndaj furnizimeve me gaz rus” në mes të një krize të gazit natyror në Evropë.

Takimi do të jetë i pari për ministren e re të jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, pasi qeveria e re e vendit mori detyrën javën e kaluar.

Ndërkohë, negociatat po vazhdojnë në Vjenë në përpjekje për të rikthyer palët në përputhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Ndryshimet klimatike, tensionet në Ballkanin Perëndimor, Afganistan dhe Korenë e Veriut janë gjithashtu në agjendën e një takimi që do të përfshijë ministrat e jashtëm dhe të zhvillimit nga vendet e G7.

Britania është e prirur të punojë më ngushtë me kombet aziatike si pjesë e një “animi Indo-Paqësor” pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar – si për të nxitur tregtinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe si një kundërpeshë ndaj dominimit të Kinës.

Truss ka ftuar ministra nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore në takimin e Liverpulit, megjithëse shumë do të bashkohen nga distanca për shkak të pandemisë së COVID-19. /Shqip.com